Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në në lindje të Turqisë u rrit në 39.
“Fatkeqësisht, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën është 39 me lajmet që kemi marrë. Në këtë periudhë, numri i pacientëve që janë në spitalet tona është 1605 ”, tha mbrëmë ministri.
Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes. Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale./abcnews.al