Ka shkuar në 22 numri i viktimave në Greqi nga koronavirusi. Sipas mediave fqinje viktima e fundit është një i moshuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Xanthit ditën e sotme, ndërsa ishte diagnostifikuar me koronavirus që prej së mërkurës.
“Spitali i Përgjithshëm Xanthi shpreh keqardhje që një person rezultoi pozitiv me Covid-19 në zonën e Komunës së Mykis. Ai sot ndërroi jetë. Administrata dhe stafi ynë i spitalit shprehin ngushëllimet tona për të afërmit e tij”, tha në deklaratë Spitali në Xanthi.
Numri i personave të infektuar në Greqi ka shkuar në 743. /abcnews.al