Shkon në 19 numri i të arrestuarve për protestën e së shtunës

schedule16:09 - 18 Shkurt, 2019

schedule 16:09 - 18 Shkurt, 2019

Pas analizimit të pamjeve filmike, pasditen e së dielës, grupi hetimor identifikoi dhe vuri në pranga edhe 4 shtetas të tjerë të cilët sipas uniformave blu, kanë kryer akte dhune për disa orë para selisë së qeversë. Më herët policia kishte prangosur 15 protestues të tjerë duke e çuar numrin në total në 19 të ndaluar. Katër akuza rëndojnë ndaj të prangosurve; kundërshtim i punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Burime nga policia pohojnë se është rritur edhe numri i personave që janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa persona të tjerë vijojnë të shoqërohen për verifikim. Të arrestuarit pritet të dalin paraditen e së martës para gjykatës së Tiranës ku do t’i caktohet edhe masa e sigurisë për veprat penale që akuzohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!