Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi është rritur në 53. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, dy persona. Shifrat e reja për vendin fqinj janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Sotiris Tsiodras.
Numri i personave të infektuar në vend është rritur në 1,514. Prej tyre, 99 raste të reja janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Tsiodras, 91 pacientë ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv. Ndërsa, mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 72-vjeç. /abcnews.al/