Shkon në 12 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti, 70 njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat

schedule18:37 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:37 - 30 Tetor, 2020

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, ndërsa i të plagosurve në 419. Autoritetet sizmologjike turke kanë raportuar edhe për 84 pasgoditje që janë regjistruar pas lëkundjes kryesore, 16 prej tyre 4 ballë të shkallës Rihter.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rreth 17 ndërtesa që u shembën ose u dëmtuan rëndë në Izmir. Më shumë se 50 makina zjarrfikëse dhe 200 shpëtues janë vendosur në vendngjarje.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me 48 anëtarë dhe 16 automjete merr pjesë gjithashtu në operacione. Të paktën 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave deri më tani, sipas Guvernatorit të Izmirit Yavuz Selim Kosger. Ndërkohë që në Greqi janë shënuar 2 viktima në ishullin Samos./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!