Të mërkurën në mëngjes Kanadaja numëronte plot 10,000 raste fatale të shkaktuara nga koronavirusi.
“Ne po jetojmë një tragjedi kombëtare. Familjet kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, dhe janë shkatërruar nga këto tragjedi, dhe ne duhet ta dimë se tragjedi të tjera do të vijnë,” u shpreh kryeministri i vendit Justin Trudeau të martën.
Disa orë më vonë, agjencia publike e shëndetit në vend njoftoi se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi ka regjistruar 10,001 viktima.
Megjithatë, ekspertët druhen se bilanci real është me shumë mundësi akoma më i lartë, pasi teste për Covid-19 nuk u bënë në një numër personash që kanë humbur jetën në javët e hershme të pandemisë.
Thuajse tre të katërtat e vdekjeje në vend e përbëjnë banorë më të moshuar se 80 vjeç, dyfishi i mesatares në vendet e tjera të zhvilluara. Sa i përket rasteve me Covid-19, Kanadaja numëron 223,721 të infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. s.b/abcnews.al/