Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shkon mbi 21 mijë numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

schedule07:28 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 07:28 - 28 Dhjetor, 2023

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 21.110.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në deklaratën e tij me shkrim ka dhënë informacione për situatën e fundit në Gaza.

Gaza, fëmijë me djegie në trup si rezultat i sulmeve izraelite trajtohen në spital



Al-Qudra tha se forcat izraelite vranë 195 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë theksoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 21.110, ndërsa numri i të plagosurve në 55.243.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!