Shkollat në SHBA mund të qëndrojnë të mbyllura edhe në shtator

schedule09:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 4 Qershor, 2020

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se ai beson se egziston mundësia për të mbajtur shkollat ​​të mbyllura në vjeshtë për shkak të shqetësimeve  për sigurinë ndaj fëmijëve.

Në një intervistë telefonike me CNN të mërkurën, Fauci tha se fëmijët kanë tendencë të kenë simptoma më të buta  ose madje të jenë edhe pa simptoma kur janë të infektuar me Covid-19.

Sidoqoftë, akoma nuk është e qartë është nëse fëmijët infektohen aq shpesh sa të rriturit dhe nëse ia kalojnë infeksionin të tjerëve aq lehtë. Fauci tha se vendimi për rihapjen e shkollave duhet të parashikohet nga niveli i infeksionit në secilin komunitet.

Fauci gjithashtu tha se shkollat ​​duhet të jenë “krijuese” me planifikimin në klasë. Ai sugjeroi që një mundësi është që fëmijët të kenë hapësirë duke qëndruar vetëm në një bankë për të ruajtur distancën e duhur sociale.

“Në disa situata nuk do të ketë asnjë problem që fëmijët të kthehen në shkollë,” tha ai. “Në disa raste të tjera do të duhet të bëhen disa ndryshime,përfundoi Fauçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!