Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në shkollën “Ismail Qemali” në Shkodër, u shpreh se kjo shkollë do të rilindë nga e para me një dizajn unik dhe me hapësira dhe kishte mësimore bashkëkohore për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Gjithashtu Rama nënvizoi se qeveria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë projektet për infrastrukturën arsimore.
“Më vjen mirë që pas kaq shumë vitesh dekadencë në të gjitha aspektet, por posaçërisht në infrastrukturën arsimore, ku Shkodra mbeti mbrapa pas gjithë të tjerëve, pasi sot për të gjetur një shkollë si kjo, duhet t’i referohesh arkivave se nuk ka më. Përgëzoj Benetin se i ka dhënë prioritet projekteve për shkollat e Shkodrës, gjë që ka sjellë edhe mbështetjen tonë. Shkolla “Ismail Qemali” sot ka një veçanti që është në lartësinë e historisë së vet. Gjëja e bukur që përkon me historinë e shkollës është fakti që sot nisim transformimin me një projekt shumë të bukur që është një donacion i një ndër studiove më prestigjioze të Europës…Di gjë përpara disa kohësh arkitekti më çoi një mesazh dhe më tha që ishte lidhur me Benetin për të bërë një dhuratë për fëmijët e shkollës Ismail Qemali. Gjë shumë e bukur, por edhe një ogur shumë i mirë për të nesërmen e shkollës. Për historinë e saj dhe aq shumë breza që kjo shkollë ka edukuar, meritonte një projekt shumë të veçantë siç është ky projekt. Shkolla juaj do të jetë ndër më të bukurat. Ne jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë dhe deri tani janë 300 laboratorë inteligjentë dhe do të shkojnë në rreth 900. Ndërkohë janë pesë shkolla ku puna ka filluar dhe janë edhe katër shkolla të tjera që janë me financimet e qeverisë shqiptare për këtë vit. Dhe dua t’u them që përtej të gjitha hapësirave që krijojmë, apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkollat fillon nga mësuesit dhe mësueset dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur një shkollë të suksesshme. Unë ju siguroj që pavarësisht se kemi rritur vëmendjen nga mësuesve, kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesve të bëhet transparente dhe kemi rritur ndjeshëm pagat…Jam i vetëdijshëm që duhet më shumë. Ambicia jonë është që paga të shkojë në mesataren e vet në 1250 euro. Besoj që është e arritshme”, tha ai.