Një shkollë 9 vjeçare në Darëzezë të fierit, është shpallur e papërshtatshme për zhvillimin e mësimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Me pretendimin se gjendja e godinës është e amortizuar dhe nuk ka lidhje me tërmetin, prindër dhe nxënës protestuan mëngjesin e së hënës duke refuzuar të vazhdojnë mësimin në shkollën e fshatit fqinj, Povelçë.
Megjithëse nuk ka ende një raport zyrtar ZA e Fierit urdhëroi me urgjencë ditën e dielë, mbylljen e shkollës. Vendimi për banorët është i pakuptimtë.
Një grup ekspertësh nga Kosova ka këqyrur gjendjen e godinës këtë fundjavë duke e deklaruar shkollën të papërshtatshme për mësim.
ZA në Fier urdhëroi transferimin e 120 nxënësve mes tyre 32 të sistemit parashkollor, në shkollën e fshatit Povelçë 4 km larg. Duke refuzuar këtë urdhër nxënësit të mbështetur edhe nga prindërit kanë pezulluar mësimin.
DAR dha vendimin që do ketë 2 autobusa për transport.
Ndërsa nxënësit kanë frikë se me këtë rast do mbyllet shkolla e do i bashkojnë me atë të Povelçës nuk besojnë se do jetë vetëm 2 muaj./abcnews.al