COVID/ Një pjesë e shkodranëve s’kanë besim tek mjekët: Kam dëgjuar që të çojnë në botën tjetër

schedule15:58 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 20 Nëntor, 2020

Të infektuarit me Covid apo ata që e kanë kaluar por ju ka lënë pasoja i drejtohen mjekëve me shumë vonesë. Kjo mund të jetë dhe një prej arsyeve se përse humbën jetën dhe tre persona mbrëmjen e së enjtes, dy në Shkodër dhe një në Pogradec.

67-vjeçari nga Pogradeci me shenja të Covid u shtrua në spitalin e qyteti dhe pas 24 orësh ndërroi jetën. Ndërkaq burimet nga spitali i Shkodrës tregojnë se polici i bashkisë Rauf Guri dhe infermieri Fran Kështenja kishin kaluar Covid, por ai ju kishte dëmtuar mushkëritë.

U trajtuan në banesë por kur shëndeti u përkeqësua u dërguan në spitalin e Shkodërs ku qëndruan rreth një javë në reanimacion po nuk shpëtuan dot.

Në qytetin e Shkodrës ka qytetarë që ende nuk ju bën përshtypje përhapja e virusit nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë distancën.

“Unë nuk kam pikë besimi për të shkuar tek urgjenca. Sepse, nga goja e mjekëve, kam dëgjuar se aty të lidhin kollaren. Që dmth, moshën tonë e çojnë për në botën tjetër,” thotë një qytetar.

Aktualisht në reanimacionin e spitalit të Shkodrës ndodhet dhe një i infektuar me Covid. Për shkak te moshës se thyer dhe gjendjes shëndetësore të renduar është i pamundur dërgimi i tij në spitalet Covid në Tiranë.

Ndërsa, janë edhe 5 pacientë të tjerë qe trajtohen ne spital pasi janë negativizuar nga Covid-19 por pasojat që ka lënë virusi./abcnews.al/