Shkoi të takojë tezen në Itali, kur u kthye infektoi edhe prindërit: Si u “fut” koronavirusi në Elbasan

schedule15:25 - 12 Mars, 2020

schedule 15:25 - 12 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një vatër të re infeksioni me koronavirus në Elbasan duke zgjeruar kështu numrin e qyteteve të prekura. Duke përfshirë 8 rastet e sotme, Shqipëria numëron 23 persona pozitivë me koronavirus.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se i pari i konfirmuar si i infektuar me koronavirus në Elbasan është një 35 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë pasi kishte shkuar për të takuar tezen. 35 vjeçari i cili ndodhet i shtruar tek infektivi në Tiranë ka infektuar edhe prindërit e tij, 58 dhe 59 vjeç, të cilët tashmë janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre në Elbasan.

Ndërkohë janë marrë të gjithë masat e nevojshme nga autoritetet për të parë dhe identifikuar personat që ai ka takuar dhe vendet që ka frekuentuar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!