Shkoi për pushime me familjen, detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Greqi

schedule09:21 - 10 Gusht, 2023

schedule 09:21 - 10 Gusht, 2023

Plagoset në një atentat mafioz që dyshohet për larje hesapesh, shqiptari Andrea Kalemi 51 vjeç. I njohur edhe me emrin Ardiatik Kalemi, ai është kushëri me Aleksandër Sadikajt, që u vra në një atentat në Tiranë, në qershor të 2022, makina e të cilit u hodh në erë me tritol.

Kalemi u qëllua me 10 plumba, në një lokal në ishullin e Paksos në Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në sy të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të mitur. Kalemi ndodhet në spitalin e Janinës, në gje dje të rëndë.

Ai kishte shkuar me pushime në Greqi dhe mësohet se ka kaluar nga pika kufitare e Kakavijës më 5 gusht.

Andrea Kalemi është një emër jo pak i njohur për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës më 16 dhjetor të 2022 në Tiranë, në zonën e Selitës. Papa dyshohet se u vra për hakmarrjen ndaj Aleksandër Sadikajt. Ku në vrasjen e Sadikajt, Papa dyshohej si organizator.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrew Bode.

Ndërsa në vitin 2001 Kalemi u arrestua nga forcat speciale RENEA, pasi ishte në kërkim nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishin vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017, Andrea Kalemi është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë. Ata ishin nën efektin e alkolit dhe kundërshtuan punonjësit e policisë dhe një tjetër person që ishte me ta, goditi me shufër hekuri në kokë një nga efektivët.

51 vjeçari Kalemi rezulton bashkëpronar në disa biznese në jug të vendit dhe në Tiranë, si materiale ndërtimi, agje si pronash të paluajtshme dhe hoteleri turizëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!