Shkodrania e shkëlqyer me 3 vite me bursë në SHBA tregon historinë e jetës: Kam punuar dhe mësuar njëherazi

schedule10:33 - 21 Shkurt, 2023

schedule 10:33 - 21 Shkurt, 2023

Silvana Nika është shkodrania që ka një histori suksesi në SHBA. Ajo gjatë kohës që ishte gjimnaziste në Shqipëri, aplikoi në disa universitete në Amerikë dhe u pranua te të gjitha. Mirëpo, zgjodhi universitetin prestigjoz “Monroe College”, ku vazhdoi studimet për financë-kontabilitet.

Sot, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Silvana tregoi se po ndjek masterin e dytë, por që të arrinte deri këtu, ka kaluar shumë vështirësi, pasi i është dashur që paralelisht me shkollën të punojë në punë të ndryshme.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, unë erdha në Amerikë 18 vjeçe. Sapo kryeva gjimnazin në Shkodër te “28 Nëntori”, ëndrra ime gjithmonë ka qene Amerika dhe më saktë të studiojë në një vend të fuqishëm jashtë kufijve të Shqipërisë. Hodha sytë te Amerika, aplikova si studente duke bërë një sër studimesh online dhe për fatin tim të mirë u pranova te të gjitha universitetet dhe ishte në dorën time se ku doja për të vazhduar shkollën. Si përfundim, zgjodha një universitet ku më përshtateshe në lidhje me vendodhjen dhe shpenzimet vjetore, ai që mu përshtat mua më shumë. Jeta si studente në Amerikë, nuk është aspak e lehtë, pavarësisht se unë isha shumë me fat që gjatë viteve të studimit këtu nuk paguaja qira sepse duke qenë se jetoja me dajën dhe familjen e tij, të cilët i falenderoj me zemër. Pra, kam jetuar me dajën për 4 vite.

Gjatë aplikimit unë isha në Shqipëri dhe gjithë kohën në kontakt me profesorat, edhe kam pasur fatin të njoh edhe profesora shqiptarë te ky universitet. Por përveç tyre dhe dekani i shkollës dhe presidenti ka treguar interes shumë të madh që unë të vazhdoja aty. Universitetin dhe masterin e kam kryer për financë-kontabilitet, masterin e dytë e kam nisur para një muaji për ligjet e koorporatës.

Pavarësisht, nuk kisha shpenzime të shtëpisë, gjithsesi më duhet të përballoja shpenzimet e universitetit dhe më duhet të kisha para për shpenzimet e mija personale. Kam bërë punë të ndryshme, duke nisur nga baby-sitter, kam vazhduar me një sallon në 7 ditë të javës, sepse ishte shumë shumë e nevojshme, fillova si asistente në sallon dhe sapo mbarova vitin e parë të universitetit më kaluan në profilin e kontabilitetit, ku vazhdoj akoma ta menaxhoj si biznes”, rrëfeu Silvana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!