Shkodra, qyteti pa terminal

schedule15:47 - 12 Qershor, 2018

schedule 15:47 - 12 Qershor, 2018

Në Shkodër mungon një terminal për autobusët dhe fluksi i turistëve e ka kthyer qendrën në kaos. Çdo ditë në këtë qytet mbërrijnë mesatarisht 24 autobusë me turistë.

Simon Shkreli: “Fluksi i turistëve me turistë të huaj, të cilët vijnë në Shkodër nga dita në ditë sa vjen e rritet. Ky është i vetmi vend ku këta autobusë mund  të parkohen. Duke qenë se në Shkodër mungon një terminal për autobusat është një vend me kapacitet prej 6 autobusash”.

Qendra është i vetmi vend, ku mund të zbarkojnë turistët. Koha e qëndrimit të një autobusi është vetëm 30 minuta.

Kurse në 24 orë, mesatarisht në Shkodër mbërrijnë 30 të tillë me turistë nga vende të ndryshme. Pritja e tyre bëhet në kaos. Ndaj zgjidhjen e vetme përfaqësues të bashkise e shikojnë tek terminali.

Në vitin 2015, parku i autobusave i është hequr Bashkisë. Për këtë arsye, ky institucion është detyruar të kontraktojë një kompani për të bërë studim mbi lëvizjet dhe mobilitetin brenda qytetit.

“Është bërë si tender i hapur dhe ka fituar firma, e cila në datën 4.6.2018 ka lidh një kontraë me Bashkinë Shkodër dhe brenda 7 muajsh kjo do të mbarojë studimin”.

Pavarësisht qasja e bashkisë është e vonuar. Një qytet si Shkodra në këto kushte periudhën e sezonit është gati i pamenaxhueshëm. Kurse vetë vizitorët mbesin të paorintuar./abcnews.al

Gazetar: Simon Shkreli