Edhe në Shkodër pensionistët kanë përfiuituar nga leja e lëvizjes së dhënë deri në orën 11.00 këtë të shtunë.
Ata kanë filluar të lëvizin por jo me të njëjtin fluks si fundjavën e kaluar.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli për ABC News, duket se masat e marra nëkëtë qytet të kemi një kujdes të shtuar të pensionistëve në këtë qytet.
Moshat e treta që jetojnë të ndarë nga fëmijët e tyre janë shprehur të pakënaqur sepse nuk arrijnë të takojnë fëmijët e tyre por problematike mbetet situata për ata që jetojnë të vetmuar dhe nuk kanë askënd për tu përkujdesur.
Shkodra është qyteti i cili renditët pas Tiranës për numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus.
Deri ditën e sotme Shkodra ka regjistriuar 103 raste./abcnews.al