Shkodra pas ikjes së RENEA-s, banorët ende të shqetësuar

schedule15:03 - 6 Shtator, 2018

schedule 15:03 - 6 Shtator, 2018

Arrestimet e bëra gjatë operacionit të policisë nuk i kanë bindur banorët e Shkodrës se situata do të jetë normale. Ata kërkojnë që shteti të marrë në dorë qytetin sepse krimi i ka terrorizuar.

RENEA u tërheq nga Shkodra.

Me vendosjen e katër vetëve në pranga midis tyre një të fisit Bajri, duket se policia ka përfunduar njëherë për njëherë punë me këtë qytet. Në pamje të parë çdo gjë duket e qetë. Për policët është një ditë normale pune dhe jo aksion.

“Një ditë pas aksionit “Forca e Ligjit” në Shkodër, ku në kryeqendrën e veriut kanë zbarkuar forca të ndrsyhme speciale si forcat RENEA apo Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sot pranë drejtorisë vendore të qarkut të policisë Shkodër situata duket krejtësisht normale”, raporton nga Shkodra gazetari Simon Shkreli.

Por situata normale nuk është për qytetarët. Janë të shqetësuar dhe nuk besojnë se lufta midis grupeve kriminale ka përfunduar. Secili ka fabulën e tij pse Shkodra është e terrorizuar.

Madje dinë edhe emrat e të fortëve. Por këto i pëshpërisin vetëm brenda mureve të shtëpisë. Kurse në publik i kërkojnë shtetit llogari.

“Në Shkodër është vetë populli duke mbajtur sigurinë, shteti jo”, tha një qytetar.

“Kanë qenë me kohë”, tha një tjetër.

“S’jemi për këto punë. Jemi ushtarakë mos na ngatërro me këto punë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Sot për sot nuk ka fort siguri”, u shpreh një tjetër.

“Po nuk u ndëshkua krimi ai merr superxhiro”, tregoi një tjetër qytetar.

“Si në Shkodër, si në Shqipëri siguri nuk kemi pas sot e 20 e ca vjet”, u shpreh qytetari shkodran.

“Ka siguri nëse je i drejtë, je i saktë”, tha një qytetare.

Në rrugët e Shkodrës postoblloqet me blinda janë hequr. E nuk dihet nëse do ketë operacione të tjera. Por ajo që dihet është fakti se pas atentateve të fundit, me 5 jetë të marra, armët do të përdoren përsëri.

Më i fundit ekzekutim ishte ai i biznesmenit Arian Ferracaku, për të cilin thuhet se nuk kishte asnjë konflikt dhe as ishte i implikuar në rrjetin kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!