Pas një qetësie disa ditë, Shkodra është rikthyer së qëni një vatër problematike të koronavirusit në Shqipëri.
ISHP njoftoi sot për 13 raste të reja brenda 24 orëve të fundit në këtë qytet duke e çuar në 70 numrin total të të prekurve aty. Një ditë më parë, Shkodra shënoi 5 raste të reja duke u bërë kështu vatra e dytë më problematike pas Tiranës.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të reja në Tiranë, ndërsa Durrësi dhe Hasi janë me nga një rast.
Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-13 raste Shkodër
-6 raste Tiranë
-1 rast Has
-1 rast Durrës
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste.