Mbështetës të opozitës sulmuan shkollën “Shenaze Juka” në Shkodër, ku ndodhet KZAZ Nr. 5, dhe i vunë flaken materialeve zgjedhore.
Bashkë me simpatizantët e opozitës ishte edhe ish- deputeti i PD Bardh Spahia i cili deklaroi se në një shtet ligjor duhet të zbatohet dekreti i Presidentit.
Mbështetës të opozitës iu drejtuan mbrëmjen e së martës KZAZ-se Nr. 5 në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Aty ndodheshin forcat e rendit që kishin marrë në ruajtje materialet zgjedhore.
Fillimisht simpatizantët e opozitës u përplasën me policinë pasi nuk i lejuan të hyjnë në godinë.
Më pas ata dëmtuan hyrjen kryesore dhe thyen xhamat e shkollës. Nga dritaret i vunë flakën me benzinë materialet zgjedhore.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen flakëve, por asgjë nuk shpëtoi.
Pasi u siguruan për djegien e plotë të materialeve zgjedhore mbështetësit e opozitës u larguan nga KZAZ Nr 5.
Bashkë me ta ishte edhe ish-deputeti i Partisë Bemokratike Bardh Spahia, i cili deklaroi se në një shtet ligjor duhet të zbatohet vendimi i Presidentit.
Më herët pati një reagim edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, për përplasjet e ditëve të fundit mes uniformave blu dhe punonjësve të bashkisë për lirimin e ambienteve të KZAZ-së./ABC News Albania 24/7