Rreth 20 studentë në Shkodër thyen me forcë dyert e godinës së re të Fakultetit Juridik. Ata kërkonin të futeshin me forcë brenda, me qëllim për të vazhduar mësimin në ambientet e reja, dhe jo më në auditorët e vjetër.
Gjatë kësaj tentative pati dhe debate mes tyre dhe Rektorit Adem Bekteshi, i cili u kërkoi të rinjve të mos dëmtojnë pronën e përbashkët.
Për këtë ngjarje, policia e Shkodrës ka nisur hetimet dhe priten shoqërime të personave që thyen dyert.
Godina e re do të hapej këtë fillim muaji, por sipas drejtuesve të Fakultetit rrjeti elektrik ka shfaqur probleme dhe për këtë arsye studentëve u është thënë se do të nisin mësimin në ambientet e reja në mesin e muajit./abcnews.al