Shkodër shpëtohet 15 vjeçari, tek Shkëmbi i Kavajës mbytet pushuesi

schedule12:55 - 19 Gusht, 2018

schedule 12:55 - 19 Gusht, 2018

Një adoleshent 15 vjeçar kishte rrezikuar jetën nga mbytja në liqenin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në zonën e Shirokës. I riu mbërriti në spital me vdekje klinike, por u shpëtua nga mjekët e spitalit të Shkodrës.

Ndërkohë, një pushues është mbytur tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Viktima është Agim Isufi 68 vjeç, i cili ndodhej në plazh për pushime bashkë me familjen e tij. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve./abcnews.al