Sondazh

 

Shkodër, sherri në Poliklinikë/ Gjykata cakton “arrest në shtëpi” për babë e bir dhe vëllain e të plagosurit

schedule10:39 - 20 Korrik, 2026

schedule 10:39 - 20 Korrik, 2026

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për tre personat e arrestuar pas plagosjes së ndodhur më 16 korrik në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.

Në masën e sigurisë janë lënë Arvin Fregjaj, 18 vjeç, dhe Agron Mehmeti, 41 vjeç, babë e bir, të dyshuar për plagosjen e 31-vjeçarit Vildan Kepeca. Po ashtu, “arrest në shtëpi” është caktuar edhe për Arben Kepecën, vëllain e të plagosurit, i arrestuar pasi u kap në posedim të një arme zjarri pistoletë.

Gjatë seancës gjyqësore, Arvin Fregjaj dhe Agron Mehmeti deklaruan se konflikti kishte nisur pas një përplasjeje të çastit. Ndërkohë, mbrojtja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se nuk plotësoheshin kushtet ligjore për lënien e tyre në paraburgim.



Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga Prokuroria dhe dëgjimit të palëve, gjyqtarja Arta Llazari vendosi që të tre të dyshuarit të hetohen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!