Shkodër, sërish incident në KZAZ

schedule08:37 - 18 Qershor, 2019

schedule 08:37 - 18 Qershor, 2019

Ambientet e KZAZ-së tek Pallati i Sportit në Shkodër janë bërë sërish shkak për incident midis dy policive, asaj të rendit me atë bashkiake. Orëve të para të mëngjesit, policia ka kërkuar të hapen ambientet e Pallatit të Sportit për të vendosur aty bazën materiale për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Por kjo është kundërshtuar nga policia bashkiake, e cila në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të Qershorit, nuk lejon që ky ambient të jetë i zënë për KZAZ.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, një ditë më parë i dërgoi letër policisë për të qenë prezente në zbatim të këtij vendimi. Por palët duket se nuk bien dakord dhe është dita e dytë e përplasjes së shërbimeve policore në qytetin e Shkodrës./ABC News Albania 24/7