Një 32 vjeçar, banor i lagjes “Tre Heronjtë” në Shkodër, u vendos në pranga. Ai është Bardhok Qershia dhe në makinën që ai drejtonte ishte një ngarkesë me 22.5 kg kanabis. Personi tjetër që ishte pasagjer mundi të arratiset. Policia nisi në ndiqte makinën me drogë në fshatin Grudë. Kur patrulla bëri shenjë ndalimi, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi. Nga shpejtësia, Bardhok Qershia humbi kontrollin dhe doli me makinë nga rruga por pa dëmtime. Aty iu vendosën prangat, por personi tjetër u largua me vrap./abcnews.al