Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër. Lidhur me këtë ngjarje policia ka dalë me një reagim zyrtar duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur në sheshin Rus.
Një person që qarkullonte me një motomjet pa targa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar. Gjithashtu theksohet se janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit.