Në qytetin e Shkodrës të rinjtë janë argëtuar me borën dhe pse Bashkia s’ka mundur dot as të pastrojë rrugët. Kurse në zonat e thellla rrugët janë pothuajse të gjitha të bllokuara.
Kripën po e hedhin me duar e jo me lopatë.
Hipur në karroceri dy punonjës të bashkisë me thasët e skorjeve para, janë të vetmit për të pastruar rrugët e qytetit.
Kurse borëpastrueset mungojnë.
Por pavarësisht kësaj, të rinjtë janë argëtuar me borën.
Studentët e “Lugij Gurakuqit” nuk shkuan në auditor.
Rektorati pezulloi mësimin për dy ditë.
Edhe nxënësit kanë preferuar të luajnë me topa bore.
Në zonat malore jeta është ndryshe nga Shkodra. Aty banorët e kanë të pamundur të lëvizin. Rruga e Dukagjinit është e bllokuar.
Pukë- Fushë -Arrëz është e kalueshme me zinxhirë.
Por Tamarë– Vermosh, Bogë- Theth janë të pakalueshme. Në zonën e Shoshit dhe në Malësinë e Madhe ka probleme edhe me energjinë elektrike.
Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli