Shkodër, persona të paidentifikuar shpërthejnë derën e KZAZ

schedule17:30 - 28 Qershor, 2019

schedule 17:30 - 28 Qershor, 2019

Ndërsa Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, jepte në deklaratën e tij për shtyp, masat e marra nga policia e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përgjatë zhvillimit të zgjedhjeve vendore në 30 qershor, në qytetin e Shkodrës, në KZAZ-në nr.2 është shpërthyer dera e saj. Kjo KZAZ ndodhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Nga burimet e ABC News, disa persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë duke shpërthyer derën e KZAZ. Mësohet se në ruajtje të kësaj KZAZ-je kanë qenë policia e rendit dhe Bashkia Shkodër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!