Shkodër, pas 11 vitesh në Itali kthehen në vendlindje për të punuar tokën e tyre

schedule13:49 - 1 Nëntor, 2017

schedule 13:49 - 1 Nëntor, 2017

Në morinë e zërave për t’u larguar nga Shqipëria ka dhe prej atyre që kthehen në vendlindje për të investuar aty. I tillë është çifti nga Dajçi i Bregut të Bunës në Shkodër që u kthyen pas 11 vjetësh emigrim në Itali.

 Këtu ka punë, dhe mund të jetohet mirë, por duhet të punohet shumë nga të gjithë, thotë ky fermer në Dajç të Bregut të Bunës në Shkodër.

Ndrek Leci jetoi  11 vite në Itali. Por  së bashku me bashkëshorten vendosen të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Duan të jetojnë këtu .

Agrumet janë specialiteti I tij.  Edhe pse dimri i vit të kaluar ishte me ngrica,  Ndrek Leci ka arritur të rikuperoi dhe shpëtoi disa rrënjë mandarinash dhe portokalli.

Katër dynum tokë e mbjellë me mandarina dhe portokalle për të cilat kujdesen çifti Leci nga Dajçi i Shkodrës, janë mjaftueshëm për ta për një jetë komode. Por ata i brengos largimi i rinisë nga zona.

Pjesa tjetër për Lecët ka të bëjë me organizimin. Duket që mungesa e pikave të grumbullimit të produkteve u ka shkaktuar shumë dëme fermerëve dhe bujqësisë në tërësi.

 

https://youtu.be/KqxKzKhYmMo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!