Shkodër, ngujohen rreth 50 studentë

schedule17:20 - 21 Janar, 2019

schedule 17:20 - 21 Janar, 2019

Rreth 50 studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u ngujuan në ambjentet e godinës së Ekonomikut. Ata thanë se kanë të njëjtat kërkesa me studentët e Tiranës dhe nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e tyre. Të ngujuarit janë studentë nga të gjitha fakultetet e Shkodrës dhe kryesisht ata që kanë qenë edhe në protesta dhe marrshime nëpër qytet./abcnews.al