Ndërsa zgjedhjet e pjesshme janë vetëm 4 ditë larg, administruesit e zgjedhjeve paralajmërojnë problematikë teknike që mund të cënojë procesin në 6 mars. Shkodra, pritet të jetë bashkia më ne nxehtë, sa i takojnë rezultateve në këto zgjedhje.
Kryetari i KZAZ, Sahdi Neza rendit disa nga problematikat që mund të hasen të dielën.
“KAZAZ 2 është më e madhja pasi përfshin 109 qendra votimi. Qendrat e votimit të Dukagjint, Shoshit, Pultit i duhen 4-5 orë për me transportu bazën materiale. edhe faktorët natyrorë në fakt nuk janë shumë të përshtatshëm në këtë situatë.”
Përdorimi i elektronikës, për identifikimin e zgjedhësve mund të pamundësohet nga mungesa e energjisë elektrike
“Sipas informacioneve që kemi zona e Dukagjinit nuk ka drita. Edhe nuk e di nëse do të funksionojë. Do pyesim në bashki si do bëhet votimi.”
Të dhënat e KQZ raportojnë për rreth 170 mijë qytetarë me të drejte vote, teksa në garë janë Majlinda Angoni e PS, Xhemal Bushati i PD dhe Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë.” /abcnews.al/