Shkodër, ekzekutohet me plumb në kokë Ferracaku i dytë

schedule15:06 - 14 Nëntor, 2018

schedule 15:06 - 14 Nëntor, 2018

Një atentat i frikshëm ndodhi në mes të turmës së njerëzve në markatën e fruta perimeve në “Rus” të Shkodrës. Një tregtar peshku Fatos Ferracaku u ekzekutua kurse miku me të cilin po pinte kafe u plagos rëndë.

Plumba në kokë e në gojë kur po pinte kafe në mes të markatës në “Rus” të Shkodrës. Fatos Ferracaku kushëri me viktimën e 1 Shtatorit Arjan Ferracaku ndërroi jetë në spital. Shoku me të cilin ndodhej në lokal, Fatmir Mehaj, një tregtar peshku, gjithashtu mori plumba. Jeta e tij është jashtë rrezikut njoftoi policia.

Viktima 40  vjeç edhe ky tregtar peshku,  ishte shenjestra e këtij atentati të frikshëm mes turmës së njerëzve. Dyshohet se pikërisht ky person ka qenë edhe shenjestra kur u vra kushëriri i tij Arjan Ferracaku.

Autorët ishin dy. Të maskuar dhe me motor. Nga burime mësohet se autori ka patur një xhaketë të kuqe dhe mbante skafandër në kokë. Njëri zbriti dhe nga një distancë e afërt qëlloi tetë herë në drejtim të dy burrave.

Në pak minuta, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes vetëm pak metra larg vendit ku në Janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulëzim Kullës i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Njerëzit në markatën e “Rusit” u përfshinë në panik. Pas ekzekutimit të Ferracakut, policia gjeti në lagjen “Guerrile” një motor në flakë, që dyshohet se është i atentatorëve. Forca të shumta speciale vërshuan në qytetin verior. Shumë persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje. Disa nga ata u lanë të lirë.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen  e kushëririt të viktimës Arjan Ferracaku me datën 1 Shtator 2018 në vendin e quajtur “Bishti i Qinisë” në fshatin Dobraç. Sipas aktit të ekspertimit autorët e qëlluan biznesmenin, babain e 4 fëmijëve plot 24 herë, ndërsa ishte duke kalëruar, por vetëm katër plumba i prekën trupin e viktimës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!