Atentatorët e vrasjes së 55 vjeçarit Nazmi Bandulla kanë zbrazur drejt tij breshëri kallashnikovi nga një makinë tip Benz me xhama të zinj. Gazetari i Abc Simon Shkreli raporton se autorët janë afruar disa metra pranë lokalit ku ndodhej 55 vjeçari i cili ishte i shoqëruar në tavolinë nga një person tjetër.
Plumbat drejt tij kanë qenë të shumtë dhe e kanë kapur viktimën në pjesën e sipërme të trupit. Për atentatorët 55 vjeçari me precedentë penale ka qenë pre e lehtë pasi ai nuk është ruajtur.
Policia po administron kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e autorëve. Ende është i paqartë nëse ka qenë konflikt i mëhershëm apo një konflikt i mëparshëm i viktimës të cilit në 2020 i kanë vënë tritol në makinë të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Bandulla rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë edhe për konflikte brenda familjes. Në të njëjtin vit ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetasin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, ku dhe u vra sot.
Shkak i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë siç njoftuan blutë atëherë ishte një konflikt për motive pronësie.
/abcnews.al