Pas afro dy vitesh nga ngjarja, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person që dyshohet se është bashkëpuntor në vrasjen e Suela Sules. Për këtë krim të ndodhur në 18 prill 2016, është arrestuar më herët bashkëshorti i viktimes, Sadetin Sula. Ndërsa 35 vjeçari nga Shkodra Fatjon Karmeshtna, u vu në pranga pasi gjatë hetimeve të kryera u krijuan dyshime të bazuara në prova se edhe ai është bashkëpunetor në këtë vrasje.
Suela Sula u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë që kishin në pronësi të dy bashkëshortët, dhe bashkëshorti i saj njoftoi policinë se gruaja ishte vetëvrarë. Sadetin Sula nuk e ka pranuar asnjëherë autorësinë e këtij krimi./abcnews.al