Një magazinë ushqimore është sekuestruar gjatë një operacioni që AKU realizoi në Shkodër. Bëhet fjalë për një magazinë për prodhim, përpunim dhe shpërndarje të artikujve ushqimore dhe që, sipas AKU-së, u gjetën shkelje të kushteve të higjenës.
Magazina është pronë e Gëzim Alisë dhe në të prodhoheshin artikuj të ndryshëm ushqimorë, që nga gogozharet deri tek reçelërat e djathra të ndryshëm. Ky operacion u mbështet nga Prokuroria e Shkodrës dhe Policia e Shtetit.
Një vit më parë, këtij subjekti i është lënë detyrë për përmirësimin e kushteve higjenike dhe përmirësimin e prodhimit, detyra të cilat nuk janë realizuar. Pritet procedimi penal dhe nisja e hetimit ndaj përgjegjësve të kësaj magazine./abcnews.al