Në Shkodër pronarët e një trualli të cilët e kanë dhënë për të ndërtuar pallat, kërkojnë zgjidhje. Kjo për shkak se në tokën e tyre jo vetëm që nuk po ndërtohet, por pronarët janë në ndjekje penale për mashtrim.
10 vite presin që prona e tyre të zhvillohet. Kanë lidhur kontratën si pronarë të tokës me ndërtuesit Vjollca Hoxholli dhe Rrapush Hoxholli, tashmë të dy të akuzur nga prokuroria për “mashtrim” . Ata dyshohet se kanë shitur disa herë hyrjet e këtij pallati.
Zamir Dibra, pronar i truallit: “Tash 10 vjet që na mashtrojnë”.
Xhabir Quku, pronar i tokës: “Jo sot, do vijmë nesër, pasnesër, jo mbas një muaj, tash 8 vjet “
Në aktin noterial thuhet se nëse ky pallat nuk do ndërtohet pronarët kanë të drejtën e marrjes së tokës, ose të lidhin kontratë me një ndërtues të ri.
Zamir Dibra, pronar i truallit: ”Na kanë bërë një deklaratë me noteri me të tana, në rast të mos fillimit të puniomeve me datë 5.1.2012 deklaroj që firma do të heqë dorë duke humbur çdo të drejtë dhe duke lënë në gjendjen që është objekt i pronarëve të truallit dhe nuk njihet asjë kontratë porosie më parë”
Për pronarët Vjollca Hoxholli së bashku me bashkëshortin e saj Rrapushin është hapur çështje penale jo vetëm në Shkodër por edhe ne Tiranë.
Gjykata e shkallës së parë Shkodër vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Vjollca e Rrapush Hoxhollin, por edhe të mos dalin nga Shqipëria.
Në këtë truall prej rreth 2000 metër katrorë janë shtatë pronarë. Ata kërkojnë një zgjidhje. Por situata duket e vështirë.
Çifti Hoxholli ka shfrytëzuar mundësinë e një para kontrate. Duke qenë se apartamentet nuk janë të ndërtuara dhe të përfunduara nuk figurojnë në Zyren e regjistrimit të pasurive të pa lujatshme.
Investimi ka nisur punë në vitin 2008 dhe sipas kontratës në vitin 2010 ishte afati i fundit. Sipas projektit do të ndërtoheshin 65 apartamente dhe 16 objekte shërbimi si dhe garazhe. Prej të cilave nuk ka përfunduar asgjë. /abcnews.al