Shkencëtarët thonë se koronavirusi nuk ka burim lakuriqët e natës dhe bëjnë paralajmërimin e fortë

10:33 | 17/02/202010:330

Shkencëtarët kundërshtojnë versionin fillestar sipas të cilit koronavirusi iu transmetua njerëzve nga lakuriqët e natës.

Një grup shkencëtarësh të universitetit, ‘South China University’ nxjerrin detaje të reja në lidhje me virusin që ka shkaktuar më shumë se 1 700 të vdekur duke theksuar se në kundërshtim me çfarë është thënë deri më tani, ai ka dalë nga një laborator në Wuhan.

Madje, ditën e djeshme biologët Botao Xiao dhe Lei Xiao raportuan se koronavirusi e ka origjinën në një laborator afër tregut në epiqendrën e qytetit të epidemisë.

Madje, si për të përforcuar këtë ide, dëshmitarët tregojnë se lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe veçanërisht në atë treg.

Në pritje të provave të tjera, studimi përfundon me një paralajmërim: “Mund të jetë e nevojshme të forcohen nivelet e sigurisë në laboratorët biologjik me rrezik të lartë, të cilat duhet të transferohen larg qendrave urbane dhe vendeve të tjera me popullsi të dendur”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono