“Shkenca dhe feja ecin bashkë”/Ilir Hasmuca: Kushtetuta ime është kurani

schedule16:21 - 1 Prill, 2023

schedule 16:21 - 1 Prill, 2023

Sa herë merr bisturinë i lutet Zotit  dhe sa herë mbyll një operacion e falenderon atë. Besimi kirurgut ortoped të Spitalit të Traumës në Tiranë Ilir Hasmuça i shton ditët e bukura dhe i jep forcë për të përballuar ato  të vështirat.

Gjithmonë ka komplikacione operacioni. Truri dhe mendja i drejtohen Zotit,  po flasim për një njeri që i nënshtrohet me bindje jo me detyrim ligjeve të Zotit. Unë personalisht kam zgjedhur si Kushtetutë te jetës sime ligjet e Kuranit. Mua ma bën jetën më të bukur kjo nuk ma bën më të veshtirë. Unë konsideroj avantazh  faktin se kam kujt ti drejtohem.”

Rreth thelbit të Islamit Ilir Hasmuça  ka nisur të kuptojë në vitet e gjimnazit ndërsa hulumtonte të merrte përgjigje për pyetjet që e shqetësonin.

Përgjigjet e mija erdhën komplet natyrshëm, ndjehesha mirë i plotësuar, më i fortë psikologjikisht. ”

Pikëpyetja më e madhe e tij  ishte njeriu. Prej tetë vitesh thuajse çdo ditë në sallën e operacionit Ilir Hasmuça  thotë se mjekësia i përforcon atë që i shpreh besimi.  Shkenca dhe feja për kirurgun ortoped ecin krah njëra tjetrës.

Shkenca nuk e cënon besimin, por as besimi nuk e cënon shkencën. Unë nuk kam gjetur ndonjëherë diskordanca mes të dyjave, përkundrazi shkenca mua më përforcon më tepër atë që thotë besimi im, mi përforcon dita ditës, unë i prek me dorë.  Kuptoj që njeriu është qenie e dobët nuk e ka fatin e vet në dorë, por në  të njejtën kohë është dhe qenie e fortë sepse ai që e ka projektuar e ka projektuar me disa mekanizma shumë të bukur, fantastikë. Trupi jonë është  një mrekulli funksionon në mënyrë perfekte. I them vetes time ore arkitekt i kësaj qënie kaq perfekte kush është, unë ja kam vendos emrin Zoti”, është shprehur ai.

Besimin e perceptoj në momentin që logjika  ma pranon thotë mjeku i cili i fal të pesë vaktet, por nuk sheh  mospërputhje mes fesë dhe shkencës kur organi i një njeriu transferohet tek një tjetër.

Ështe diçka fantastike. Ty të ka dhënë diçka si njeri, të ka dhënë mendjen logjikën dhe të ka thënë ligjet e mija janë të fshehura, lexo hulumto, zbuloi, mësoi ti përdorësh  dhe përdori për mirë se mund ti përdorësh dhe për keq. Ka pas shkenctarë që kanë zbulu ligjet e fizikës dhe po I përdorin për bomba dhe për armë”, bën me dije ai.

Megjithëse për të çdo çast  është një betejë për shërim  fitoren nuk ja njeh vetes.

Për mua unë mjekoj, shërimi vjen prej Zotit. Kjo është diferenca. Krijojmë kushtet më ideale të mundshme që organizmi jonë të ketë mundësi të shërohet, por shërimi vjen në një formë tjetër sado unë të përpiqem trupat tanë janë të ndryshëm. Dikush shërohet më shpejt, dikush me ngadalë.  Të njejtat mjekime japim për disa njerëz, por dikush reagon më mirë, dikush fare.“

Të qenit besimtar nuk  të ben një mjek më të mirë apo më të keq, por sipas kirurgut Ilir Hasmuça të bën nje mjek më të dhembshur e të fortë për të ezauruar çdo mundësi  e pastaj për të pritur  çfarë  Zoti ka rezeruvar./abcnews.al