Shkëmbimi Arthur-Pjanic, Setien: S’kam dijeni, klubi nuk më ka thënë asgjë

schedule16:57 - 26 Qershor, 2020

schedule 16:57 - 26 Qershor, 2020

Barcelona luan nesër jashtë fushe në kampionat dhe përballë do të ketë Celta Vigo. Trajneri i skuadrës katalanase, Quique Setien është ndalur te mesfushori Arthur gjatë konferencës për shtyp. Mediet italo-spanjolle janë të sigurta për një shkëmbim mes tij dhe Miralem Pjanic të Juventusit.

Të dy klubet kanë rënë dakord për kalimin e brazilianit në Serie A dhe boshnjakut në “Camp Nou”. Megjithatë, Setien nuk di asgjë dhe rrëfen se drejtuesit nuk e kanë lajmëruar për këtë operacion. “Klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin e Arthur.

LEXO EDHE: Arthur për 48 orë juventin, Di Marzio zbulon ngërçin e vetëm

Është e sigurt që do të jetë me në deri në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Vazhdoj të mbështetëm tek ai. Shpresoj të mos e shpërqendrojnë zërat e merkatos. Ky është meraku i vetëm që kam, është një situatë anormale për çdo lojtar“, thekson trajneri i Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!