Shkëmbi: U shthurëm te goli i dytë, Teutë tjetër pas pushimit

schedule18:34 - 16 Shtator, 2022

schedule 18:34 - 16 Shtator, 2022

Pesë javë, dy humbje dhe tre barazime. Për Teutën kampionati nuk ka nisur aspak mirë, ndërkohë që pas disfatës ndaj Tiranës me katër gola foli trajneri Bledi Shkëmbi në oversport: “Mendoj se e nisëm lojën mirë. Ishim përgatitur, duke ditur cilësitë që ka Tirana.

U munduam të bllokonim pikat e forta. Patëm dy momente shumë të mira, që të paktën një mund ta shënonim. Më pas një moment jo i mirë te goli i pësuar dhe ne nuk ishim më skuadra që ishim në minutat e para. Te goli i dytë më pas ekipi u shthur. U bëmë një skuadër e gjatë, që nuk kishte besimin te vetja për të bërë minimumin e gjërave që duhen bërë”.

“Pavarësisht se gabuam në mbrojtje, ne gabuam në fazën mbrojtëse në tërësi si skuadër. Ajo që më vjen keq është se nëse shënon situata kthehet në favorin tënd. Kemi disa probleme me dëmtimet që kemi, por për fat të mirë kemi dy javë pauzë. Jam i bindur që nuk do të jetë më kjo Teutë”.

“Deri te goli i bëmë detyrat mirë. Gabuam te goli i parë, mund të bënim faull te Xhixha më parë. Më pas gabuam në çdo gjë. Në fazën mbrojtëse dhe kudo. Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin situatën në dorë edhe kur ka momente të dobëta. Kur të vijnë qendërmbrojtësit, kushdo do të shkojë në pozicionin e vetë dhe do të ketë më shumë popullim në reparte”. / abcnews.al