Redon Xhixha mund të largohet pas sezonit të tij të parë me Tiranën. Sulmuesi, autor i 13 golave, ka oferta.
Panorama-Sport shkruan se për sulmuesin kurbinas ka propozime nga Arabia Saudite dhe Katari.
Xhixha ka edhe një vite kontratë me kryesuesit e kampionatit, që për kartonin e tij do tentojnë të përfitojnë sa më shumë.
Tirana e mori Xhixhën në verë me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me Laçin ku kishte spikatur më parë. / abcnews.al