Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali, mes të arrestuarve një grua. U kap me “një thes” me para

schedule10:06 - 16 Shtator, 2022

schedule 10:06 - 16 Shtator, 2022

Një grup kriminal i akuzuar për tregtimin e sasive të mëdha të drogës dhe për pastrim parash është goditur në Itali. Grupi mësohet se është goditur në Bolonja të Italisë, ku në pranga kanë rënë 4 persona. Ata sipas mediave italiane i përkasin një grupi kriminal shqiptar, të specializuar për shitjen e kokainës dhe mariuanës. Përveç 4 të arrestuarve për drogë, në pranga ka rënë edhe një grua shqiptare dhe një nga Peruja. Ata akuzohen për pastrim parash.

Në urdhër ndalimi është lëshuar edhe për kreun e kësaj organizate, i cili thuhet se drejtonte gjithçka nga Shqipëria. Ai raportohet se është me një dënim prej 11 vite e 6 muaj burg. Në pranga ka rënë krahu i tij i djathtë një 55 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve u sekuestruan 79,000 euro para të gatshme, të fshehura në makinë që drejtohej nga e vetmja grua e arrestuar dhe e ndaluar në Venecia, me paratë gati për të lundruar drejt Shqipërisë ku pritej nga drejtuesit e organizatës. Dhe u gjetën 34 kg marijuanë, sërish në një makinë në Modena si dhe tre kg kokainë në një automjet tjetër në Reggio Emilia.

/abcnews.al/