Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Belgjikë, sekuestrohet “e bardhë” me vlerë 43 milionë euro

schedule15:48 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 15:48 - 21 Dhjetor, 2022

Një grup i madh i trafikut të drogës është shkatërruar në Belgjikë gjatë një operacioni anti-drogë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar 4 persona, mes tyre shqiptarë dhe rumunë. Po ashtu është sekuestruar një sasi prej 1 ton e gjysmë kokainë, e cila në treg kapte vlerën 43 milionë euro.

Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s dhe të arrestuarit rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Grupi kriminal bënte transportin e kokainës mes Belgjikës dhe Anglisë, por autoritetet ranë në gjurmët e tyre pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”. Policia zbuloi aty një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!