Ditën e sotme Europol ka njoftuar se ka arrestuar 25 persona, të dyshuar si të lidhur me një rrjet të krimit të organizuar, që përbëhej nga shqiptarë.
Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht në Belgjikë, Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë në të cilin u përfshinë mbi 600 oficerë të policisë.
Kjo goditje ndërkufitare pason një hetim kompleks, të nisur në vitin 2017, nga Policia Vendore Belgjike Antwerp në bashkëpunim me Policinë Federale Belge (Policia Federale), Garda Civile Spanjolle (Garda Civile), Policia Hollandeze (Policia), etj. Policia Gjyqësore Franceze dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Sachsen-Anhalt Policia e Shtetit (Landespolizei Sachsen-Anhalt) dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore ose Hanover.
Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antwerp zbuloi se droga kontrabandohej e fshehur në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën, duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, në të cilat fshihej droga.
I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën përpara se ta transferonin në vendet e tjera të Evropës, për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.
Si rezultat i ketij megaoperacioni ndërkombëtar çoi në arrestimin e:
9 të arrestuar në Belgjikë, 6 në Spanjë, 3 në Hollandë, 6 në Gjermani dhe një tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25 persona.
U kryen kontrolle të imtësishme në 30 shtëpi, ku u sekuestruan 6 plantacione të kultivimit të marihuanës, u konfiskuan 60,000 €, telefona celular, armë dhe municione luftarake.
Koka e këtij grupi është arrestuar në Belgjikë nga Policia Lokale e Antwerpit.
Ky Klan funksiononte si një grup i strukturuar i krimit të organizuar, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht, pra në disa vende europiane.
Disa nga anëtarët e saj që janë arrestuar sot, kanë histori të shkuara, ku janë përfshirë në trafikun e drogës në vende të ndryshme.
EUROPOL mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë të sofistikuar gjithashtu dhe shkëmbim informacioni mes vendeve të përfshira në aksion.
Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën, me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar, dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal./abcnews.al