Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, kush e zëvendëson

schedule10:06 - 30 Gusht, 2021

schedule 10:06 - 30 Gusht, 2021

Shkarkohet drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Viola Hima. Kjo e fundit është shkarkuar vetëm disa muaj pasi mori detyrën. Më parë ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës në hipotekën e Vlorës, detyrë që e mbajti vetëm tre ditë.

Sakaq, gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashi. Kjo e fundit më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!