“Shkarkimi im me aprovimin të Kurtit”, Shqipërim Arifi për ABC News: VV në Preshevë bashkëpunon me Vuçiç

schedule15:09 - 21 Prill, 2024

schedule 15:09 - 21 Prill, 2024

Kjo nuk është rastësore dhe nuk është bërë pa lejen e Albin Kurtit. Këtë konkluzion ka Shqipërim Arifi, një ditë pasi Presidenti Serb e shkarkoi nga detyra si kryetar i Komunës së Preshevës.

Arifi, një kritik i njohur i kryeministrit të Kosovës, thotë për ABC News se tashmë që njerëzit e afërt të Kurtit janë vendosur të drejtojnë Preshevën, provohet bashkëpunimi i Vetvendosjes me Vucicin në Preshevë.

“Nuk është rastësore që u vunë njerëz afër Kurtit, Kurti e VV bashkëpunon me njerëzit e Vucic. Kanë marrë aprovimin e Kurtit për këtë”.

Arsyen zyrtare të shkarkimit, se nuk kishte mbledhur për 3 muaj këshillin komunal, siç ligji e detyron, Arifi e refuzon, dhe tregon se cila është arsyeja e vërtetë.

Shkarkimi i Shqipërim Arifit, shqiptarit që drejton një komunë shqiptarësh në territorin e Serbisë, përkon me ditën kur në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por zhvillohet një referendum për largimin e 4 kryetarëve shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!