Rama: Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për cdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.
Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë sec është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet,ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.
Ndërtimet duhet të bëhen me kulmin e cilësisë. Si mundet njëri të shkojë të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra rrugë në shkëmb, e hap pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës, dhe policia nuk di gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që, kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti për lejet e ndërtimit, pamunndësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe kryetarëve të bashkive. Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar.

