Shkarjet e tokës në kodrën e Kalasë së Lezhës, nis mbjellja e pemëve

schedule13:30 - 17 Prill, 2019

schedule 13:30 - 17 Prill, 2019

Vendorët në Lezhë kanë nisur të mbjellin pemë në Kodrën e kalasë, aty ku një vit më parë filloi shkarja e tokës. Me këtë mënyrë, ata shpresojnë të frenojnë fenomenin dhe të mbrojnë shtëpitë poshtë kodrës.

Një vit më parë kodra e Kalasë së Lezhës kishte këtë pamje. Pati rrëshqitje të tokës dhe rruga u shemb. Shpyllëzimi i zonës u prezantua shkaku shkarjeve që rrezikonte edhe banesa.

Për këtë arsye, këta njerëz po mbjellin pemë të ndryshme. Kështu besohet se do të frenohet shkarja e tokës. Përgjegjësi i shërbimit pyjor në Lezhë tha se po punohet dhe do të arrihen rezultate.

“Edhe zbut erozionin, por krijon dhe atë pamjen e bukur të bimësisë që e riveshin kalanë dhe aromën e mirë të luleve që e kemi patur para vitit 90 në këtë kala”, tha Kreshnik Alcani, përgjegjës i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Lezhë.

Për drejtorin e bujqësisë, Luigj Frangaj, frymëmarrja e re e qytetit do të ketë edhe një pamje më interesante pas lulëzimit të pemëve.

“Ne jemi duke mbjellë tipin e akacias, e cila është e shquar për mbajtjen dhe sigurinë e erozionit. Mendoj të mbjellim 5 mijë pemë, të cilat janë për mbrojtjen e gjithë zonës arkeologjike të kalasë”, tha Luigj Frangaj, drejtor i Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës.

Mbjellja e pemëve do të përfundojë brenda javës. Por është kërkuar mbështetja e banorëve për ruajtjen e tyre si një garanci më shumë që mbron banesat nga rrëshqitjet e tokës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!