Shkarje toke në Reps dhe në Milot, rrezikohen biznese e shtëpi

schedule13:30 - 22 Mars, 2018

schedule 13:30 - 22 Mars, 2018

Në anë të Rrugës së Kombit në afërsi të Repsit ka patur rrëshqitje të tokës. Aktualisht në rrugën nacionale nuk paraqiten dëmtime të renda, por nëse shkarjet vazhdojnë, situata do të shfaqë jo pak probleme.

Ndërkohë rruga e fshatit Reps që lidhet me autostradën është e pakalueshme, pasi shkarjet janë në një gjatësi 50 metra. Raportohet për dëme të shtatë shtepive dhe një biznesi pranë vendit, ku ndodhi rrëshqitja e dheut.

Rrëshqitje të tokës ka patur edhe në lagjen Mal Milot, ku masivet e dheut i janë afruar banesave. Për këtë arsye, disa familje janë strehuar tek të afërmit e tyre. Por shumë familje të tjera ndodhen aty. Ata kërkojne ndihmë pasi situata mund të përkeqësohet nga momenti në moment./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!