Prokuroria e Posaçme lexoi konkuzionet përfundimtare për deputetin demokrat Qani Xhafa.
Prokurori Sotir Kllapi kërkoi dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.
Ndërkaq, Gjykata e Posaçme dënoi me 900 mije lek gjobë deputetin Xhafa.
SPAK mori të pandehur deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Nga hetimet rezulton se në mars te vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte në gjendje të dehur një makinë Toyota, ka shkaktuar një aksident në Elbasan duke goditur një shtyllë elektrike./abcnews.al



