Moti paqëndrueshëm dhe pa diell duket se ka trembur pushuesit në zonat bregdetare.
Në Vlorë numri i pushuesve duket më i ulët të shtunën ndonëse këta të fundit kanë zgjedhur qytetin jugor vetëm për fundjavën që nuk duket me qiell të pastër për ta.
Ditët e fundit të qershorit pritej të kishin një numër të lartë pushuesit edhe në plazhet e Durrësit, por moti i paqëndrushëm ka trembur vizitorët që kishin programuar të shpenzonin kohën në breg të detit.
Paraditën e së shtunës, plazhistët ishin të pakët.